BERLIN – FAZ: May ka shpallur fundin e saj politik

BERLIN, 29 mars /ATSH-DPA/ – Në editorialin e sotëm, gazeta gjermane ”Frankfurter Allgemeine Zeitung” komenton kryeministren britanike, Theresa May dhe dëshirën e saj për t’u larguar sapo Brexit të finalizohet. 

”Theresa May, e cila mundi David Cameron, tashmë, në një mënyrë apo një tjetër, ka shpallur fundin e saj politik”, shkruan FAZ.

”Nëse do të ketë një shumicë për marrëveshjen – sigurisht nëse votimi bëhet – në fund të fundit nuk do të jetë ajo që do të merret me BE-në në të ardhmen. Por, pasardhësit e saj”, thekson gazeta.

”Mes grindjeve britanike, ky mund të jetë një test shumë i mirë në kapacitetin e vuajtjeve të një njeriu. Në rastin e një Brexit të vështirë, ish-sekretari i tij, Dominic Raab ka bërë thirrje për të dyja palët që të zhvillojnë bisedime për kufizimin e dëmeve në mënyrë realiste dhe pragmatike”, shton FAZ.

”Duke gjykuar nga ngjarjet e fundit, duhet thënë se ky njeri është një cinik, naiv ose një shakaxhi”, përfundon gazeta gjermane ”Frankfurter Allgemeine Zeitung”./ /esko/  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.