BE – Tusk thërret një samit special europian për Brexit

BRUKSEL, 29 mars /ATSH-AFP/ – Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk thërriti një samit europian special më 10 prill, pas kundërshtimit të ri të marrëveshjes mbi Brexit nga deputetët britanikë.

Pa një votim pozitiv mbi traktatin e tërheqjes, data e re për largimin e Britanisë së Madhe është 12 prilli, sikurse u vendos nga 27 krerët e shteteve anëtare të BE-së para tetë ditësh gjatë një samiti në Bruksel. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.