TURQI – Ankaraja: Rezervat monetare turke regjistrojnë rritje

ANKARA, 28 mars /ATSH-AA/ – Guvernatori i Bankës Qendrore të Turqisë (TCMB), Murat Çetinkaja tha se pavarësisht luhatjeve periodike në rezervat e tyre, për periudhën afatmesme është regjistruar një trend në rritje.

Çetnikaja vuri në dukje se Banka Qendrore synon përforcimin dhe menaxhimin efektiv të rezervave shtetërore.

“Pavarësisht luhatjeve periodike në rezervat e Bankës Qendrore bëhet fjalë për një trend në rritje në periudhën afatmesme. Në javën e fundit rezervat e përgjithshme në të gjitha kategoritë duke shënuar rritje prej 4,3 miliardë dollarë. Nga 27 marsi kanë arritur në nivelin prej 96,7 miliardë dollarë”, u shpreh ai.

Çetinkaja thekson, gjithashtu, se rezervat neto në të njëjtën periudhë me një rritje prej 2,4 miliardë dollarë kanë arritur në rreth 28,6 miliardë dollarë.

“Banka Qendrore e Turqisë vazhdon të ndjekë politikën për forcimin e rezervave të saj”, tha guvernatori i Bankës Qendrore të Turqisë. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.