“Tik Tok”, aplikacioni që po “sfidon” Instagramin

TIRANË, 28 mars /ATSH/ – Aplikacioni ”Tik Tok” deri më tani është shkarkuar 80 milionë herë në SHBA dhe rreth 800 milionë herë në të gjithë botën dhe po “kërcënon” ndjeshëm Instagramin.

Ky aplikacion në një kohë mjaft të shkurtër është shkarkuar nga mjaft njerëz.

Sipas ekspertëve të teknologjisë, ky aplikacion e ka bërë “Instagramin” jo vetëm të dalë jashtë mode, por mund ta nxjerrë edhe jashtë loje.

Me anë të këtij aplikacioni mund të publikohen video të shkurtra deri në 80 sekonda dhe më pas këto video mund të rihidhen edhe në Twitter apo dhe Instagram.

Po ashtu aplikacioni u jep mundësi përdoruesve të vendosin muzikë në videot që publikojnë dhe t’u vendosin filtra. /a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.