Shqipëri-Holandë, fazë e re bashkëpunimi në funksion të një Shqipërie europiane

TIRANË, 28 mars/ATSH/- Ministri Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe ministri i Drejtësisë dhe Sigurisë së Mbretërisë së Holandës, Ferdinand Grapperhaus, kanë shprehur vullnetin e përbashkët për një bashkëpunim në luftën kundër krimit të organizuar në funksion të një Shqipërie europiane.

“Sapo mbylla një takim shumë të rëndësishëm me Ferdinand Grapperhaus
Ministër i Drejtësisë dhe Sigurisë së Mbretërisë së Holandës. Ndamë vullnetin e përbashkët për një fazë të re bashkëpunimi në luftën kundër krimit të organizuar në funksion të një Shqipërie europiane”, theksoi Lleshaj. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.