SHBA – Trump kërkon dorëheqjen e kreut të Komitetit të Shërbimeve Sekrete në Kongres

UASHINGTON, 28 mars /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan, Donald Trumë kërkoi sot që kreu i Komitetit të Shërbimeve Sekrete të Dhomës së Përfaqësuesve të dorëhiqet nga Kongresi.

Adam Schiff, një demokrat nga Kalifornia, ka qenë një figurë e spikatur në lidhje me akuzat për ndërhyrje të Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane.

“Kongresmeni Adam Schiff, i cili ka kaluar dy vite duke gënjyer me qëllim dhe në kundërshtim me ligjin, duhet të detyrohet të dorëhiqet nga Kongresi!”, shkruan Trump në “Twitter”.

Prokurori special, Robert Mueller përfundoi hetimet javën e kaluar. Sipas një përmbledhje të publikuar nga Prokurori i Përgjithshëm, William Barr, tregohet se presidenti Trumë nuk kishte lidhje me Rusinë. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.