RUMANI – Iohannis: Referendum për reformën në drejtësi

BUKURESHT, 28 mars /ATSH-AFP/ – Presidenti rumun, Klaus Iohannis, në konflikt të hapur me qeverinë e majtë, njoftoi sot organizimin më 26 maj të një referendumi mbi reformën në drejtësi, të kontestuar, që po drejtohet nga maxhoranca.

“Do të organizoj një referendum më 26 maji sepse nuk mund të vazhdojmë kështu”, deklaroi presidenti i qendrës së djathtë gjatë një fjalimi në televizion.

Ai përmendi “sulmet kundër sistemit gjyqësor” të zhvilluar sipas tij nga socialdemokratët në pushtet për të justifikuar këtë referendum që do të zhvillohet në të njëjtën ditë me zgjedhjet europiane. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.