PEKIN – Ende shumë punë për një marrëveshje tregtare kino-amerikane

PEKIN, 28 mars /ATSH-AFP/ – Ndërkohë që një delegacion i lartë amerikan ndodhet në Pekin për një raund të ri bisedimesh mbi mosmarrëveshjet tregtare, Kina tha sot se ka ende shumë punë për t’u bërë.

Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin dhe përfaqësuesi i Tregtisë Robert Lighthizer do të takohen sonte për një darkë pune me delegacionin e udhëhequr nga zëvendëskryeministri kinez, Liu He.

Para se homologët e tyre të vinin në SHBA, negociatorët amerikanë kanë qënë më parë në Kinë në mes të shkurtit dhe kanë shkëmbyer disa telefonata.

“Ka pasur progres, por mbetet ende shumë punë për t’u bërë”, tha zëdhënësi Gao.

Vitin e kaluar, Pekini dhe Uashingtoni kanë negociuar një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës së tyre tregtare, gjë që ka rezultuar me tarifa reciproke ndëshkuese prej qindra miliardë dollarësh mallra./ /ash/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.