Media italiane: Shqipëria tërheq investime të huaja

TIRNË, 28 mars /ATSH/ – Shqipëria përshpejton strategjinë për të tërhequr në periudhë afatgjatë investime të huaja, thotë Roberto Laera, prej 12 vitesh në krye të “Italian Network” në Tiranë, në një intervistë për portalin informativ italian, “Il Sussidiario”.

Një vend europian, PBB-ja e të cilit në 2018 është rritur me 4% (nga 2012 vetëm është rritur) dhe vlerësohet të përmirësohet edhe më shumë deri në fund të 2020. Një vend me të rinj dhe një standard edukimi në progres të fuqishëm dhe konstant. Një vend që ka një pozicion strategjik mes BE-së dhe Azisë, me dalje në Mesdhe dhe me kufijtë e hapur, mbi të gjitha për investimet ndërkombëtare, që kanë filluar të vijnë në mënyrë të konsiderueshme në pjesë të ndryshme të ekonomisë.

“Shqipëria është një vend shumë i rëndësishëm për Italinë”, thekson Roberto Laera, që 12 vite më parë në “Tirana Italian Network” një qendër informacioni dhe shërbimesh konsultimi që tashmë është një kompani e afirmuar mes sipërmarrjeve italiane përtej Adriatikut.

Muajin e kaluar, Laera ritregoi Shqipërinë para dhjetëra sipërmarrësve që ishin mbledhur në “Connext”, një takim i madh i organizuar nga “Confindustria” dhe “Fieramilano”.

“Italia prej shumë kohësh është vendi i parë për prani të sipërmarrjeve në Shqipëri, madje interesimi në këtë drejt nuk është zvogëluar aspak, përkundrazi”, thekson administratori i “Italian Network”, pranë të cilit ka selinë operative edhe “Confindustria Albania”.

Në seminarin e mbështetur nga Ambasada shqiptare në Romë, Laera ka rikujtuar shifrat, që qëndrojnë sipër çdo kronike, gati 30 vite nga rënia e regjimit të mëparshëm dhe pesë nga kandidatura zyrtare e vendit për në BE. Shqipëria është një vend ku 57% e tre milionë banorëve janë nën 35 vjeç dhe 30% janë nën 19. Paga minimale është 210 euro dhe shpejtësia për regjistrimin e një aktiviteti të ri ekonomik është 24 orë. Numri i shqiptarëve që kanë një diplomë universitare ose një specializim është mbi një milion.

Viti 2019 po sjell shifra të reja dhe të rëndësishme edhe në aspektin strategjik të fiskalitetit të sipërmarrjeve, mbi të gjitha ajo që prej investitorët e huaj.

“Edhe Shqipëria, po përballet me konkurrueshmërinë e vendeve të zonës ballkanike për të tërhequr kapital ndërkombëtar, ku po rritet edhe ai nga Kina”, thotë Laera.

Politikat e fundit fiskale kanë ulur tatimin mbi përfitimin me tri herë, nga 15% në 5%, për sipërmarrjet me faturim deri në 14 milionë lekë (rreth 113 mijë euro); për sipërmarrjet në agroturizëm; për shoqëritë e bashkëpunimit në bujqësi. Paralelisht, tatimi i dividentëve zvogëlohet nga 15% në 8%, për më shumë se 15 000 kompani ose rreth 50 000 investitorë aksionerë.

Risi ka edhe në aspektin e TVSH-së, që është zvogëluar në 6% për shërbimet e hotelerisë dhe të restoranteve brenda strukturave turistike dhe për sipërmarrjet agroturistike, por edhe për shitjen e librave dhe importimin e autobusëve elektrikë. Përjashtohen krejtësisht nga TVSH-ja, mes të tjerash, edhe importimi i makinerive dhe investimet në energjitë e rinovueshme.

“Turizmi dhe agroturizmi janë zona biznesi me prioritet në strategjinë e Shqipërisë, që të dyja rrisin zhvillimin e pronave të patundshme dhe ndihmojnë në rritjen infrastrukturore të vendit”, thekson Laera.

Është reduktuar edhe pyka tatimore me 23%, që për pasojë rreth 15 400 punonjës me të ardhura më të larta se 130 mijë lekë kursejnë 25,8 milionë lekë çdo muaj ose 310 milionë lekë në vit. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.