Mat, gjurmë të reja rrugësh në fshatin Rukaj

TIRANË, 28 mars /ATSH – I. Vata/ – Bashkia Mat ka nisur punën për hapjen e një gjurme të re të rrugës automobilistike në njësinë administrative Rukaj, që e lidhet atë me fshatin Derjan.

Ky investim është bërë i mundur me ndërhyrjen e bashkisë Mat. Banorët e fshatit Rremull e kanë mirëpritur investimin, pasi gjatë këtyre viteve nuk mund të transportonin asgjë me mjete në banesat e tyre, por transporti realizohej vetëm me kafshë.

I pranishëm ishte kryetari i bashkisë Mat, Nezir Rizvani i cili pa nga afër punimet. Ai tha se më shumë se 4 kilometra rrugë është hapur e re, pa përfshirë këtu rrugët e brendshme të lagjeve, bashkia Mat ka bërë të mundur edhe vendosjen e tombinove në të gjitha vendet ku ishte e nevojshme.

Puna për hapjen e rrugëve në fshatin Rremull pritet të mbyllet kur të bëhet lidhja e plotë me fshatin Rukaj.

“Pas kaq shumë vitesh 500 banorët e këtij fshati tashmë jo vetëm që kanë një rrugë kryesore që i lidh me fshatrat e tjerë të njësisë Rukaj dhe të njësisë Derjan, mjetet e bashkisë kanë arritur të hapin edhe rrugët e lagjeve në këtë fshat”, shprehet kryetari i bshkisë, Nezir Rizvani. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.