Lejet ndërkombëtare të drejtimit, vijon bashkëpunimi me ARC

TIRANË, 28 mars/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, vijon bashkëpunimin ndërinstitucional dhe shkëmbimin e eksperiencave pozitive me përfaqësuesit e Agjencisë së Regjistrimit Civil (ARC), pranë Ministrisë Punëve të Brendshme të Kosovës. Gjatë takimit të zhvilluar me përfaqësuesit e DPSHTRR në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë, u diskutua rreth çështjeve të ndryshme në lidhje me lëshimin e lejeve ndërkombëtare të drejtimit, formateve dhe procedurave të aplikuara në Republikën e Shqipërisë. /m.z/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.