SHBA – Mbi gjysmë milioni artikuj mediatikë për ”Russiagate”

NJU JORK, 26 mars /ATSH-ANSA/ – Që nga muaji maji i vitit 2017 janë shkruar rreth 533 074 artikuj online  për çështjen ”Russiagate”, presidentin amerikan Donald Trump dhe mbi prokurorin special Robert Mueller, sipas një analize të medias sociale NewsWhip, raportuar nga Axios.

Artikujt gjeneruan 245 milionë klikime në rrjetet sociale Facebook dhe Twitter.

Kjo çështje mori fund pas raportimit të prokurorit Muller, ku përjashtohet çdo hamendësim për përfshirjen e presidentit Trump në këtë çështje./ /os/ /e.muskaj/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.