Shahini: Armata e mësuesve do të na ndihmojë për sfidat që kemi përpara

TIRANË, 27 mars/ATSH/ – Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka zhvilluar një takim pune me drejtuesit e rrjeteve profesionale në të gjithë Shqipërinë, aktivitet i organizuar nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit (IZHA), me mbështetjen gjithashtu të Junior Achievement of Albania.

Shahini bën me dije se armata e mësuesve do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së arsimit parauniversitar, duke shtuar se shkëmbimi i përvojave do të ndikojë në rritjen profesionale të mësuesve.

“Së Bashku Jemi Më Mirë” – ishte thelbi i ditës së sotme të punës me drejtuesit e rrjeteve profesionale në të gjithë Shqipërinë, aktivitet i organizuar nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit (IZHA) me mbështetjen gjithashtu të Junior Achievement of Albania. Shumë e lumtur që kemi një armatë kaq të fuqishme mësuesish, të cilët falë rrjeteve profesionale në të gjithë vendin do të kontribuojnë pozitivisht jo vetëm në cilësinë e arsimit parauniversitar, por do të rriten gjithashtu profesionalisht duke përfituar nga shkëmbimi i përvojave nga njëri-tjetri, si dhe do të jenë shtyllë bazë në përballimin e sfidave që kemi përpara si ato të klasave kolektive, trajnimin e mësuesve ndihmës, ndërtimin e aftësive digjitale tek nxënësit etj”, shprehet Shahini.

/e,caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.