Nisin xhirimet për filmin “Bond 25”

TIRANË, 27 mars /ATSH/ – Më në fund, ”Bond 25” ka nisur xhirimet. Ky kapitull e ka pasur rrugën e vështirë mes problemeve me regjisorin, skenarin dhe lojën e Daniel Craig, i pasigurt për t’u rikthyer në rolin e Agjentit 007.

“The Daily Mail” bënë të ditur se kanë nisur xhirimet për filmin. Regjisori Cary Fukunaga dhe Daniel Craig kanë shkuar në Norvegji, pa shumë bujë mediatike, për të xhiruar një sekuencë kyçe të filmit, një skenë në një liqen të ngrirë.

Edhe pse skenari nuk ka përfunduar ende, stafi i filmit mori vendimin për ta xhiruar sa më shpejt këtë skenë, një sinjal ky që pengesat janë kaluar dhe po nxitohet drejt realizimit sa më shpejt të filmit. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.