KQZ jep 17 mandate, Kuvendi të enjten me 99 deputetë

TIRANË, 27 mars /ATSH – I. Vata/ – Kuvendit i shtohen 17 deputetë të rinj pas djegies së mandateve nga opozita, pas vendimit të sotëm të KQZ për dhënien e tre mandateve, duke e çuar numrin e deputetëve në 99, nga 140 që përcakton Kushtetuta.

Deri më tani, 14 deputetë nga radhët e PD-së dhe LSI-së janë betuar në Kuvend, ndërsa priten të bëjnë betimin dhe tre të tjerë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në vendimet e saj për plotësimin e vakancave në Kuvend u ka dhënë deri tani mandatin 17 deputetëve.

Në mbledhjen e sotme, KQZ vendosi dhënien e mandatit edhe për Arben Elezi dhe Adriatik Alimadhi nga PD dhe Ambra Barova nga LSI.

Së bashku me tri emrat e rinj të deputetëve të cilët pritet të betohen në Kuvend në seancën e së enjtes, numri i deputetëve shkon në 99.

Aktualisht grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka në përbërje 79 deputetë.

Tre deputetë nga opozita nuk pranuan dorëzimin e mandatit: Lefter Koka nga LSI si dhe dy deputetët e PD-së, Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari.

Deri tani janë betuar në Kuvend 14 deputetë nga listat shumemërore të PD-së dhe LSI-së:

1. Ylli Shehu

2. Aurora Mara

3. Enver Roshi

4. Edmond Rrushi

5. Lefter Maliqi

6. Alban Zeneli

7. Ligoraq Karamelo

8. Majlinda Halilaj

9. Ediola Braha

10. Edlira Hyseni

11. Elda Hoti

12. Ralf Gjoni

13. Nimet Musaj

14. Enada Kociraj

KQZ vendosi sot dhënien e mandatit për tre deputetë: Amra Barova nga LSI dhe dy deputetëve të PD-së, Arben Elezi dhe Adriatik Alimadhi. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.