JAPONI – Përhapja e gripit të derrit, eliminohen 4 100 krerë

TOKIO, 27 mars /ATSH-DPA/ – Ushtarët dhe zyrtarët lokalë kanë vendosur të eliminojnë mbi 4 000 derra në Japoni Qendrore, pasi u konfirmua rasti i fundit i gripit të derrave.

Qeveria lokale në prefekturën e Aichi raportoi rastin e 13-të të gripit të derrave që nga shtatori.

Japonia nuk e kishte parë virusin, i njohur gjithashtu si kolera hog, që nga viti 1992.

‘’Testet konfirmuan rastin e ri në një fermë në Seto City, pasi pesë derra u gjetën të ngordhur’’,  theksoi një zyrtar i Aichi.

Qeveria ka pezulluar dërgesat e derrave dhe prodhimet e blegtorisë ushqimore të vendosura brenda 10 kilometrave nga ferma e qytetit Seto./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.