FOTO/ Belsh, qytetarët lehtësira për marrjen e mbi 150 shërbimeve bashkëkohore

TIRANË, 27 mars /ATSH/ – Me hapjen e zyrës me një ndalesë, në Belsh marrin fund ecejaket në Elbasan dhe Cërrik, për shërbime që kanë të bëjnë me hipotekën, shërbimin e punësimit, pensionet e shumë shërbime të tjera.

Gjithashtu shkurtohen distancat, koha dhe shpenzimet, për të marrë këto shërbime të rëndësishme.

Deputetja e Partisë Socialiste Senida Mesi, mbi këtë shërbim të ri për qytetarët e Belshit shprehet se është një “premtim i mbajtur gjatë turit të llogaridhënies publike në vitin 2018 me finalizimin së fundmi në bashkinë Belsh të hapjes së zyrës me një ndalesë ADISA”.

”Shkurtohet koha, distanca dhe shpenzimet e qytetarëve të Belshit për marrjen e mbi 150 shërbimeve bashkëkohore të hipotekës, sigurimeve shoqërore, zyrës së punës etj., pa patur nevojë tashmë të shkojnë në Elbasan apo Cërrik. Gjithashtu, asistencë për ofrimin e shërbimeve të portalit qeveritar e-Albania, si dhe informim për mbi 950 shërbime publike”, shprehet Mesi. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.