BRUKSEL – BE-ja kërkon një reduktim me 37,5% të CO2 në automjetet e reja

BRUKSEL, 27 mars /ATSH-AFP/ – Parlamenti Europian, miratoi sot detyrimin që do i imponohet prodhuesve të automjeteve për të reduktuar me 37,5% prodhimin e CO2-shit nga automjetet e reja deri në vitin 2030.

Me 521 vota pro (63 vota kundër), deputetët europianë të mbledhur në sesion plenar në Strasburg miratuan një marrëveshje që ishte arritur me shumë përpjekje në fund të dhjetorit me Këshillin Europian, që përfaqëson shtetet anëtare.

Në fillim, Komisioni europian synonte një reduktim me 30% të gazit CO2 deri në 2030, por eurodeputetët dhe shtetet anëtare vendosën të jenë më shumë ambiciozë duke e rritur nivelin në 37,5%.

Nga këto masa preken edhe mjetet e transportit, që do të duhet të reduktojnë ndodtjen me 31%. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.