SOFT NEWS – Pedagogia detyron studentët të shkruajnë tezën e… vajzës së saj!

SEUL, 26 mars /ATSH-AFP/ – Një pedagoge në universitetin e Seulit ka detyruar studentët  të shkruajnë tezën e vajzës së saj, që do t’i bënte të mundur hyrjen në një shkollë elitë të odontologjisë.
Ky është skandali më i fundit nga sistemi arsimor shumë konkurrues i Koresë së Jugut.

Sipas një raporti të publikuar nga Ministria e Arsimit, pedagogia që jepte mësim në universitetin prestigjioz ”Sungkyunkwan” ka detyruar studentët të kryenin një eksperiment që zgjaste tre muaj, madje u ka kërkuar atyre të falsifikonin rezultatet.

E bija e kishte publikuar këtë studim në një revistë universitare me emrin e saj.

Studimi ishte përfshirë gjithashtu në dosjen e kandidimit për shkollën e odontologjisë në Universitetin Kombëtar të Seulit, institucionin më të lartë të këtij lloji në Korenë e Jugut, dhe kandidatura e saj ishte pranuar vitin e kaluar.

Vendi njihet për sistemin e tij arsimor shumë konkurrues. Jeta e tyre dhe e ardhmja varen shpesh herë nga suksesi që kanë në shkollë. Ky sukses u bën atyre të mundur të kenë punë dhe një status social më të mirë madje edhe një perspektivë më të mirë martese.

Prindërit stërmundohen t’i fusin fëmijët e tyre në shkollat më të mira dhe shtypi shpesh publikon rastet e mashtrimeve. Vitin e kaluar, një mësues i dyshuar se kishte vjedhur temat e provimeve për vajzat e tij u arrestua.

Personalitete politike, si ministrja  aktuale e Arsimit Yoo Eun-ha, kanë kërkuar falje për mungesën e etikës profesionale në të shkuarën në lidhje me edukimin e fëmijëve të tyre.

Yoo ka pranuar se ka falsifikuar adresën e saj që të mund të regjistronte të bijën në një shkollë fillore në qendër të Seulit.

Pa ngjarjes së fundit, Ministria e Arsimit shton se i ka kërkuar zyrës së prokurorit të hetojë për shkelje të mundshme të ligjit./ /esko/ /e.muskaj/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.