“Shqipëria, buzëqeshja e ndritur e mikpritjes”, libri i artistes kuvajtiane

TIRANË, 26 mars/ATSH/ – Presidenti Ilir Meta zhvilloi një takim me artisten kuvajtiane, Ebtisam Al Houti, e angazhuar vitet e fundit për të promovuar në botë një nga karakteristikat dhe vlerat më të mëdha e më të rëndësishme të kombit shqiptar, mikpritjen.

Kreu i shtetit shprehet i impresionuar për albumin e saj “Shqipëria, buzëqeshja e ndritur e mikpritjes”, libri i parë kuvajtian për vendin tonë.

“Ky libër është një sprovë e lavdërueshme që nxjerr në pah edhe potencialet tona të jashtëzakonshme turistike”, thekson Meta.

“Mirënjohje përpjekjeve të artistes Al Houti për të forcuar ndjenjat vëllazërore me popullin kuvajtian dhe për të krijuar një guidë për turistët e huaj, si udhërrëfyes për vlerat njerëzore dhe bukuritë përrallore të Shqipërisë”, tha Meta. /k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.