MINSK – Ministria e Sportit dhe Turizmit e Bjellorusisë synon të forcojë bashkëpunimin me kolegët nga Shqipëria

MINSK, 26 mars /ATSH- BelTA/ – Zëvendësministri i Sportit dhe Turizmit i Republikës së Bjellorusisë, Mikhail Portnoy, zhvilloi një takim pune me Sekretarin e Pergjithshem te Ministrise se Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë, z. Adrian Kamenica.

Palët diskutuan mbi perspektivat e forcimit te bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Mikhail Portnoy vuri në dukje se vitet e fundit, qytetarët e Bjellorusisë kanë filluar të eksplorojnë Shqipërinë, duke zbuluar një destinacion të ri turistik për ta.

“Përshtypjet e deritanishme të turistëve bjellorus që vijnë në Shqipëri janë tejet pozitive. Njerëzit pëlqejnë nivelin e shërbimit, çmimet e favorshme si dhe mikpritjen e shqiptarëve. Ne dëshirojmë gjithashtu që edhe qytetarët e Shqipërisë të zbulojnë Bjellorusinë në të ardhmen. Në këtë fazë, është e rëndësishme të krijohet një shkëmbim konstant informacioni dhe marketingu” tha Mikhail Portnoy.

Z. Kamenica tha se ai fluturoi për në Minsk për herë të parë dhe gjatë një turneu të shkurtër të qytetit ai u befasua nga numri i madh i infrastrukturës sportive që Bjellorisia ka ndërtuar.

“Shqiptarët i pëlqejnë shumë sportet. Për ne, përvoja e juaj dhee infrastruktura  mund të jenë një element i rëndësishëm bashkëpunimi midis dy vendeve.dhe përdorimi i mëtejshëm i këtyre objekteve do të ishte i dobishëm”, tha z. Adrian Kamenica.

Ai dhe kolegët e tij në bisedime folën në detaje rreth potencialit turistik të vendit të tyre, duke theksuar se turizmi në Shqipëri sot është një nga lokomotivat e ekonomisë.

“Ne i hapim dyert për çdo vizitor pasi synojmë të rrisim ndjeshëm numrin e turistëve në vend, dhe natyrisht i mirëpresim edhe Bjellorusët të eksplorojnë vendin tonë”, tha Sekretari.

Mikhail Portnoy i propozoi kolegut të tij përgatitjen e një marrëveshje bashkëpunimi midis agjencive respektive të turizmit të të dy vendeve brenda tre muajve.

Ai gjithashtu ftoi palën shqiptare për të marrë pjesë në Lojrat II Europiane që do zhvillohen në Minsk nga datat 21 deri në 30 qershor të këtij viti.

Pala shqiptare u përfaqësua gjithashtu eshe nga z. Bledi Bajraktari, Konsulli i Nderit i Ukrainës në Republikën e Shqipërisë si dhe znj. Tatiana Bajrakari, Drejtor i Përgjithshëm i AlerTravel. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.