LONDËR – Deputetët turpërojnë sërish Mayn për Brexit

LONDËR, 26 mars /ATSH-AFP/ – Deputetët e parlamentit britanik votuan të hënën në mbrëmje vonë një amendament që i lejon ata të ndikojnë në procesin e Brexit duke shkaktuar kështu një tjetër pengesë për qeverinë e Theresa May.

Ky amendament, i miratuar me 329 vota pro dhe 302 kundër, u lejon atyre të organizojnë të mërkurën një sërë votimesh për të treguar formën që duhet marrë Brexit.

Votimi vjen pasi Theresa May kërkon përkrahje për të votuar marrëveshjen e saj të divorcit të negociuar me Brukselin, tashmë të hedhur poshtë me shumicë dërrmuese nga dy deputetë, mbi të cilët varet dalja e rregullt nga Bashkimi Europian më 22 maj.

Në mosmarrëveshje me strategjinë e saj për largimin nga BE-ja, tre sekretarë të Shtetit dhanë dorëheqjen dje pas votimit.

Bëhet fjalë për Richard Harrington (Industri), Alister Burt (Punët e Jashtme) dhe Steve Brine (Shëndetësi)./ /ash/  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.