HAPËSIRË – Anulohet ekspedita e parë në hapësirë vetëm me astronaute

UASHINGTON, 26 mars /ATSH-DPA/ – Astronautet e NASA-s, Anne McClain dhe Christina Koch do të bënin histori me fluturimin në hapësirë, por plani u prish për shkak të mungesës së madhësisë së duhur të kostumeve hapësinore.

Misioni i parë ishte planifikuar të premten, ku të dy astronautet do të instalonin bateri litium-jon në panelet diellore të Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.

Por, NASA tha të hënën se ishte e detyruar të anulonte fluturimin hapësinor “për shkak të disponueshmërisë së hapësirës në stacion”.

Agjencia amerikane e hapësirës tha se të dyja gratë kishin nevojë për kostume të madhësive së mesme (M), por vetëm një kostum ishte në dispozicion.

Kjo do të thotë që Koch do të niset, por këtë herë me astronautin Nick Hague./ /os/ /e.muskaj/ a.jor.

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.