FRANCË – Merkel: Më shumë reciprocitet me Kinën për Europën

PARIS, 26 mars /ATSH-ANSA/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel në kontekstin e samitit të të katërve në Elysee, së bashku me presidentin francez, Emmanuel Macron, presidentin e KE-së, Jean-Claude Juncker dhe presidentin kinez, Xi Jinping  i kërkuan Kinës më shumë reciprocitet në marrëdhëniet e saj ekonomike me Europën mbi projektin e ”Rrugës së Re të Mëndafshit”.

”Ky është një projekt shumë i rëndësishëm dhe ne europianët dëshirojmë të luajmë një rol, por kjo duhet të çojë në reciprocitet dhe ne kemi vështirësi në gjetjen e tij”, tha Merkel në fund të samitit të të katërve./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.