Fier, nis ndërhyrja në rrugët e brendshme të lagjes “8 Shkurti”

TIRANË, 26 mars /ATSH/ Përmirësimi i infrastrukturës dhe garantimi i kushteve më të mira për banorët mbetet prioritet i bashkisë së Fierit.

Paralelisht, bashkia po ndërhyn për rehabilitimin e sheshit mes pallateve në lagjen “8 Shkurti” dhe në rrugën e kolaudimit të automjeteve.

Aktualisht mjediset mes pallateve në lagjen “8 Shkurti” nuk ofrojnë asgjë tjetër për banorët veç pluhurit, baltës e kaosit.

“E nisëm punën dhe brenda pak kohësh do të kemi në këtë bllok rrugë të asfaltuara, sipërfaqe publike të sistemuara dhe hapësira të gjelbëruara”, deklaroi sot kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi.

Po ashtu ai u ndal edhe te rehabilitimi i rrugës së kolaudimit të automjeteve, një gangrenë shumëvjeçare që do t’i japë fund stresit të çdo drejtuesi automjeti.

/m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.