Certifikimi i “Air Albania”, Spiropali: Brendi shqiptar në qiellin europian

TIRANË, 26 mars/ATSH/ – Zëdhënësja e Qeverisë, njëkohësisht dhe ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar pas certifikimit të kompanisë ajrore shqiptare “Air Albania” nga Autoriteti i Aviacionit Civil.

“Certifikohet ‘Air Albania'”.
Së shpejti, një brand krejtësisht shqiptar do të përshkojë në fluturim qiellin europian”, shprehet Spiropali, duke publikuar edhe disa pamje nga momentet e fluturimit.

Tashmë avioni i parë i linjës ajrore “Air Albania” është regjistruar nën emërtimin “A319 Za Bel” në regjistrin e avionëve civilë. Fluturimet të cilat do të nisin së shpejti do të kenë si destinacion aeroportin e ri të Stambollit në Turqi dhe shumë linja të tjera ajrore. “Air Albania” do të ketë në dispozicion një avion të dytë, i cili do të ketë si destinacione aeroportin e Romës, të Milanos, të Bolonjës dhe të Londrës.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.