Veliaj: Mes Bashkisë dhe Qeverisë ka një sinergji për të punuar për qytetin

TIRANË, 25 mars/ATSH/ – Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi gjatë një interviste televizive se mes qeverisë dhe bashkisë që ai drejton ka një sinergji për të punuar për kryeqytetin.

I pyetur rreth marrëdhënieve me Kryeministrin Rama, Veliaj u shpreh se ato janë shumë të mira, duke shtuar se bashkia e Tiranës po punon për konviktet e studentëve.

“Ne s’kemi pasur hezitime, donim ta fokusonim te 100 ditët e fundit gjithë organizimin zgjedhor. Ka ende bashki ku nuk janë caktuar kandidatët, por në Tiranë e respektuam 100 ditëshin me 100 kandidatët. Fushata më e mirë është puna që njeriu bën çdo ditë. Për të gjitha këto arsye, edhe unë, edhe Edi jemi argëtuar jashtë mase, shpesh herë duke çuar sms njëri-tjetrit. Besoj kemi patur një sinergji shumë të mire bashkë me qeverinë, të paktën për menaxhimin e situatave, si për shembull kjo me studentët. Bashkia kishte pjesën e konvikteve, që jemi duke i realizuar. Në këshill, Bashkia i ka miratuar 40 shërbime që studentët i marrin me ulje, me kartën e studentit. Një konvikt në Qytetin Studenti ka 140 dhoma, sa një hotel, dhe rikonstruksioni i godinave do pak kohë. Por puna po vijon. Për gjërat që premtojnë impakt, bashkia ose i ka në proces ose i ka projekt”, tha Veliaj.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.