Të ardhurat nga turizmi u rritën në 1.86 miliardë euro

TIRANË, 25 mars /ATSH/- Bilanci i të ardhurave nga turizmi shënoi tregues pozitivë edhe në fund të vitit 2018. Turistët e huaj sollën 1.86 miliardë euro, afërsisht 9% më shumë krahasuar me vitin 2017, bëri të ditur INSTAT.

Vitin e kaluar në vendin tonë u regjistrua numri më i lartë i vizitorëve të huaj, i shënuar ndonjëherë. Sipas të dhënave zyrtare, Shqipëria u vizitua nga afro gjashtë milionë shtetas të huaj,shifër kjo 16% më e lartë se në të njëjtën periudhë një vit më parë.

INSTAT bën të ditur se, shpenzimet e shqiptarëve për udhëtime jashtë vazhduan të rriten edhe në tremujorin e katërt 2018. Ato arritën vlerën e 317 milionë eurove, në rritje vjetore me 10%.

Ndërsa për vitin 2018, shpenzimet e shqiptarëve jashtë vendit arritën në 1.43 miliardë euro në udhëtime jashtë, 13% më shumë krahasuar me vitin 2017. e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.