Lushnjë/ OSHEE remont në rrjetin e tensionit të ulët

TIRANË, 25 mars/ATSH/ – Ekipet e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) kanë ndërhyrë në rrjetin e tensionit të ulët në qytetin e Lushnjës.

OSHEE bën me dije ndërhyrjen “nisur nga gjendja ekzistuese e rrjetit aktual, ku kabllot e vjetër të vendosura nëpër mure dhe me elemente rrethanore, duke mos respektuar asnjë normë teknike, duke paraqitur rrezik për banorët. U ndërhy duke kryer remont të rrjetit të tensionit të ulët nga ana jonë, përfshirë vendosjen e shtyllave të reja, shtrirjen e linjës së re kabllore rreth 200 ml, si dhe sistemimin e shtyllave dhe përcjellësve duke mundësuar dhe nevojën e banorëve për zgjerimin e infrastrukturës rrugore”.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.