Katër skuadra në sulm për De Ligt, holandezi zbulon të ardhmen

TIRANË, 25 mars/ATSH/- Matijas De Ligt është pa dyshim nga mbrojtësit më të kërkuar nga skuadrat europiane. “Juventusi”, “Barcelona”, “Real Madrid” dhe “PSG” janë katër skuadrat që kanë nisur garën për të siguruar shërbimet e talentit të “Ajaxit” të Amsterdamit.

Sikurse raporton “TuttoJuve.com”, lojtari ka thënë se javën tjetër do të flasë në lidhje me të ardhmen e tij, pasi për momentin është i përqendruar tek Holanda.

19-vjeçari ishte protagonist të dielën në mbrëmje me një gol të shënuar ndaj “Gjermanisë” , që ka përfunduar me rezultatin 2-3 për mysafirët nga “Gjermania”. De Ligt kushton 40-50 milionë euro, por gara mes katër skuadrave mund të rris edhe më tej vlerën e transferimit të futbollistit.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.