FUTBOLL – Grizman, sportisti më i pasur francez

PARIS, 25 mars /ATSH-AA/ – Futbollisti i “Atletiko Madridit”, Antuan Grizman, ishte sportisti francez me përfitimet më të larta gjatë vitit 2018.

Siç shkruan e përditshmja “L’Equpe”, futbollisti i shkëlqyer fitoi 33 milionë euro gjatë vitit të kalaur kryesisht nga paga e klubit për të cilin luan dhe nga kontratat e sponsorizimit.

Ai ndiqet nga i riu 20 vjeçar Kilian Mbape me 24,7 milion euro.

Megjithatë, lojtari i talentuar i PSG-së u bë sportisti i parë francez që ka hyrë në këtë listë që në moshën 20-vjeçare.

Edhe vendin e tretë dhe të katërt të listës së sportistëve me të ardhurat më të larta në vitin 2018, e mbajnë sërish futbollistët.

Pol Pogba nga “Mançester Junajtid” me 22,1 milionë euro zë vendin e tretë ndërsa Karim Benzema nga “Real Madrid” me 22 milionë euro pozicionohet i katërti. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.