FUTBOLL – Dëmtohet Ronaldo, rrezikon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve

LISBONË, 25 mars /ATSH-AFP/ – Sulmuesi i kombëtares portugeze dhe ylli i “Juventusit”, Kristiano ronaldo doli sot i dëmtuar në minutën e 31-të në ndeshjen e vlefshme për kualifikimin në Euro-2020 mes Portugalisë dhe Serbisë në Lisbonë, vetëm dy javë nga ndeshja e radhës për çerek finalet në Ligën e Kampionëve kundër “Ajaks Amsterdamit”.

CR7-a, që ishte rikthyer në kombëtare të premten pas nëntë muajsh mungesë, u dëmtua krejt vetëm gjatë një sprinti dhe menjëherë i bëri shenjë trajnerit për t’u zëvendësuar.

Me sa duket ai është dëmtuar në kofshën e djathtë. Kombëtarja e Portugalisë po humbiste 1-0 kur Kristiano Ronaldo doli nga fusha. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.