FUTBOLL – De Canio kandidati i ri i kombëtares shqiptare?

ROMË, 25 mars /ATSH/ – Gigi De Canio është kandidati për kombëtaren shqiptare të futbollit, shkruan sot football-italia.net.

Ndërkohë, sipas Sportitalia, negociatat për Edy Rejan, ish-trajnerin e Atalantas, Napolit dhe Lazios u mbyllën dje.

Reja ishte i pranishëm në stadium në humbjen 0-2 të kombëtares shqiptare kundër Turqisë, çka i shkaktoi Panuccit largimin përfundimtar.

”Federata Shqiptare e Futbollit është ende duke hedhur shikimin në një tjetër italian dhe kryesori tani është De Canio”, shkruan football-itali.net.

Ai ka qenë trajner i Napolit, Udineses, Genoas dhe QPR-së./  /os/ /e.muskaj/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.