BM – Marrëveshja e Brexit nuk ka mbështetjen e mjaftueshme në Parlament

LONDËR, 25 mars /ATSH-AFP/ – Marrëveshja e Brexit e negociuar me Brukselin nuk ka mbështetjen e nevojshme në Parlamentin britanik për t’iu nënshtruar për herë të tretë votës së deputetëve, deklaroi sot kryeministrja Theresa May.

“Në situatën aktuale, nuk ka mbështetjen e mjaftueshme në Parlament për të paraqitur sërish marrëveshjen në një votim të tretë”, theksoi May.

Miratimi i kësaj marrëveshje është një kusht i vendosur nga BE-ja për të pasur një Brexit të rregullt data e të cilit është shtyrë në 22 maj. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.