AUSTRI – Kurz: Skenari i një Brexit pa marrëveshje gjithnjë e më i afërt

VJENË, 25 mars /ATSH-APA/- Kancelari austriak, Sebastian Kurz theksoi se nëse Dhoma e Komuneve kundërshton marrëveshjen me BE për Brexit për herë të tretë, atëherë një Brexit i vështirë do të jetë shumë më realist, ndoshta edhe i vetmi opsion.

Kurz, i cili ishte duke folur në samitin e BE në Bruksel theksoi se “një skenar pa marrëveshje po bëhet më i afërt”.

”Vendimi i BE për të shtyrë afatin i dha Britanisë së Madhe mundësinë për një Brexit të rregullt”, tha Kurz.

”Nëse një marrëveshje britanike arrihej para 12 prillit, atëherë data mund të shtyhej deri më 22 maj’’, theksoi ai.

Kancelari austriak mbrojti gjithashtu kryeministren britanike Theresa May.

”Nuk ka asnjë arsye për ta denigruar atë, ne jemi në një fazë shumë serioze. May nuk ishte në një situatë të lehtë, nuk kishte asnjë qëllim të keq, por thjesht donte të arrinte një Brexit të rregullt. As padurimi dhe as sulmet personale nuk do të përmirësonin situatën”, shtoi ai./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.