14.5 milionë lekë investime në rrjetin energjetik

TIRANË, 24 mars /ATSH/- Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, (OSHEE) ka rritur me 14.5 herë investimet në rikonstruksionin e linjave të rrjetit të energjisë elektrike , krahasur me vitet e qeverisjes së mëparshme.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bën të ditur se, OSHEE ka investuar 14.5 miliardë lekë në linjat e tensionit të ulët e të mesëm, kabina elektrike dhe matësa duke ofruar cilësi më të mirë të furnizimit me energji elektrike për të gjithë abonentët anembanë vendit.

Plani i detajuar i investime thelbësore në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, konsiderohen mjaft të rëndësishme për rritjen e standardeve të shërbimit për konsumatorët, ndaj dhe realizimi i tyre me efikasitet është në prioritet të punës së OSHEE-s. e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.