SOFT NEWS – Udhëtim në kohë me vagona 100-vjeçarë

ROMË, 23 mars /ATSH-AFP/ – I shkatërruar fillimisht nga nazistët, më pas nga shkurtimet buxhetore, një linjë hekurudhore italiane u rihap në sajë të punës së një grushti njerëzish të pasionuar, të cilët propozojnë rikthimin pas në të kaluarën në bordin e treni të vjetër të restauruar përmes Abruzzos, mbuluar nën petkun me dëborë.

Vagonë thuajse 100-vjeçarë dhe të restauruar me kujdes shoqërojnë turistët nga Roma deri në qendrën e skive të Roccarasos, në zemër të çizmes italiane, në sajë të 129 kilometrave rrugë hekurudhore të ndërtuar në një numër urash shumë të larta.

Seksioni midis qytetit të Sulmona dhe stacionit Roccaraso, i cili ngrihet në lartësinë 1 269 metra mbi nivelin e detit, një sukses i vërtetë teknik me kthesa elegante përgjatë shpateve të pjerrëta, i përuruar në 1897.

I përshkruar si “një muze me shpejtësi të ulët”, treni kalon një pafundësi tunelesh duke valëzuar përgjatë liqeneve të ngrira dhe pyjeve të mbuluara me dëborë, që të krijuar ndonjëherë edhe mundësinë të shquash nga larg disa ujqër, madje me raste edhe një ari.

”Është me të vërtetë një eksperiencë mbresëlënëse që të kthen prapa në kohë, me këto trena të ngadaltë ndryshe nga ato super të shpejtë, ku nuk sheh pothuajse asgjë jashtë “, pohon Elisabetta, një turiste italiane.

Në fillim të shekullit të kaluar, linja luajti një rol jetësor në lidhjen e fshatrave të izoluara të Apenineve, tani më pak se dy orë me makinë nga Roma.

E shkatërruar gjatë Luftës së Dytë Botërore nga ushtria gjermane ndërsa zmbrapsej nga forcat e mbështetura nga aleatët, linja hekurudhore u rihap në vitin 1960. Por me kalimin e kohës me përmirësimin e rrugëve dhe mungesën e investimeve në vijën hekurudhore pak nga pak e bënte të dilte jashtë mode këtë linjë të vogël të lënë në harresë në 2011, pas  dekadash shkurtimesh buxhetore./ v.b/ a.jor.

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.