Shahini: Në këto pesë vite, përmirësim i cilësisë së arsimit

TIRANË, 23 mars /ATSH – I. Vata/ – “Arsimi në Shqipëri është më cilësorë sa më parë në këto pesë vite qeverisje”, tha sot Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini në fjalën e saj në Kongresin e PS-së.

Shahini tha se përshpejtimin me të madh në përmirësimin e rezultateve në aftësitë bazike e kemi bërë gjatë këtij pesë vjeçari të fundit dhe kjo është një provë që jemi në rrugën e duhur për të përmirësuar cilësinë e arsimit.

“Portali “Mësues për Shqipërinë”, që nuk ka më intervenime për të punësuar mësues nga shkollat tona, nuk ka më të punësuar nga partitë politike apo njerëz të ndryshëm me influencë. Mësuesit sot testohen dhe ata që kanë aftësitë më të mira e marrin radhën  të parë të punësohen si mësues. 4500 mësues janë punësuar gjatë këtyre 5 viteve të fundit dhe ajo që e dimë sot kemi një cilësi në mësimdhënie që nuk ka qenë përpara”, tha ajo.

Ne vijim, Shahini shtoi se “kemi vendosur sot që flasim rreth 1000 mësues ndihmës. 940 me idenë që do të vendosen edhe një pjesë  që të arrije në 1000 mësues ndihmës për mbi 4000 mijë nxënës me nevoja të veçanta në sistemin e arsimit para universitarë. Nxënës me nevoja të veçanta kanë nevojë për ndihmë shtesë që të arrin  potencialin e tyre maksimal brenda  sistemit arsimor dhe kjo është arritur, falë përkushtimit dhe vizionit të ish-ministres, Lindita Nikolla”.

Më tej, Shahini shtoi se sot po punojmë më aftësitë digjitale sepse janë të nevojshme , të domosdoshme.

“Kemi një projekt “shkollat e shekullit 21″ ku çdo nxënës do të ketë bazat e kodimit, kjo jo vetëm që i ndihmon me aftësitë digjitale që janë të nevojshme për punë, por ju mundëson punësimin në një sektor siç është teknologjia informative, që në fakt bënë mësimin me vlerën më të madhe në ekonominë e vendit”, tha ajo.

Po ashtu, Shahini tha se një tjetër arritje është dhënia e libra falas nga klasa e parë deri në klasën e katër, këtë vite edhe klasa e pestë.

“Kemi marrë vendim që tekste fala tu jepen nxënëseve nga klasa e parë deri në klasën e  4, dhe sivjet do të përfshimë dhe klasën e pestë dhe do të përfshihen të gjithë nxënësit që janë kategori të veçanta. Kjo bëhet për lehtësimin e buxheti të familjes në mënyrë që ta shpenzojnë në aspektet të tjera. Ky është një rezultat i punës së viteve të fundit”, tha ministrja.

Ministrja Shaini duke folur për protestën e  studentëve tha se protesta na tërhoqi vëmendje për përmirësimin e Arsimit të Lartë Publik.

“Në dhjetorë patëm protestën e studentëve që na tërhoqi vëmendjen tek arsimi i Lartë Publik që duhet të  adresoheshin. Oferta jonë është e qartë, bëmë një ofertë pako financiare që të përjashtohen studentët nga tarifat, të përgjysmohen tarifat, të jepen bursat dhe nga kjo përfitojnë 90% të studentëve  në arsimin e lartë publik”.

“U përkushtuam që të investojmë në kampuset universitare, u përkushtuam për blerjen e biblioteke elektronike, që studentët të bëjnë kërkim shkencor, por kjo nuk mjafton. Në mënyrë që të përmirësojmë cilësinë e arsimit në Shqipëri kemi nevojë për angazhimin e të gjithëve”, tha në fund ministrja Shahini. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.