Llatja: Pas shumë kohe lënë në harresë, në Elbasan u investuan 7.1 miliardë lekë

TIRANE, 23 mars/ATSH/- ”Elbasani ishte shumë kohë i lënë në harresë dhe u desh ardhja jonë që vetëm sot në Elbasan janë investuar 7.1 miliardë lek në infrastrukturë, shkolla, shëndetësi dhe kënde sportive. Këto investime kanë bërë ndryshimin e madh të këtij qyteti dhe që është një qytet që do eci përpara”, tha kandidati për kryebashkiak në Elbasan, Gledian Llatja gjatë Kongresit të Partisë Socialiste.

”U desh ardhja e socialistëve në qeveri që të bëhej një ndryshim i madh në Bashkinë e Elbasanit. Sot në Elbasan ne kemi 4 fishim të studentëve të cilët kanë përfunduar shkollat profesionale dhe janë të aftë për tregun e punës. Bashkia e Elbasani është bërë një nga destinacionet më të mira për zhvillimin e turizmit”, tha Llatja.

”Ne sot kërkojmë mbështetjen e çdo qytetari për të vazhduar rrugën për Shqipërinë europiane pasi është kjo rrugë që na bën besimplotë se do kemi fitoren e plotë në 30 qershor në 61 bashkitë e Shqipërisë e me të dal nga ky Kongres jam i bindur se të gjithë ne do nisim punën për të ecur përpara”, përfundoi Gledian Llatja . /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.