BM – Rreth një milion manifestues për një referendum të dytë mbi Brexit

LONDËR, 23 mars /ATSH-DPA/ – Mijëra persona nga e gjithë Britania e Madhe pritet të mbushin sot rrugët e Londrës për të bërë thirrje për një referendum të dytë mbi Brexit.

Numri i marshuesve që kërkojnë një referendum të dytë në lidhje me largimin e Britanisë së Madhe nga BE-ja pritet të arrijë në një milion pasi një manifetim i ngjashëm në tetor mblodhi rreth 700 000 persona.

Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan nga partia opozitare laburiste dhe liderja e Partisë Nacionaliste Skoceze, Nicola Sturgeon do të jenë mes marshuesve. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.