TEKNOLOGJI – Përurohet konstruksioni gjigant “The Vessel”

NJU JORK, 22 mars /ATSH-AA/ – Në metropolin amerikan Nju Jork u përurua struktura gjigante me një projektim tejet të veçantë e emërtuar “The Vessel’’.

E projektuar nga arkitekti Thomas Heatherwick, struktura në formën e hojeve të bletës gjendet në rajonin Hudson Yards, pjesën perëndimore të Manhattanit.

Godina, ndërtimi i së cilës nisi në vitin 2017, përfshin 157 shkallë, 2 500 shkallare dhe 80 pika lidhëse.

Struktura është ndërtuar në qendër të rajonit, ndërsa vizitorët do të kenë mundësi të ngjiten dhe të sodisin qytetin./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.