Shqipëria i fillon me humbje eliminatoret e Euro 2020

SHKODËR, 22 mars /ATSH/ – Shqipëria humbi sot në mbrëmje ndeshjen e parë kundër Turqisë, e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020, grupi H, me rezultatin 0-2.

Në pjesën e parë, që edhe pse filloi mirë për Shqipërinë, ishin turqit që shënuan me anë të Yilmaz, në minutën 21.

Në pjesën e dytë, turqit shënuan sërish në minutën 55 me anë të Calhanoglu.

Ndeshja e gjykua nga një treshe gjermane, me kryesor juristin Tobias Steiler, ndërsa vijërojtës ishin Mike Pickel dhe Christian Gittelman.

Ky takim u zhvillua në stadiumin ‘’Loro Boriçi’’ të qytetit të Shkodrës, 90 kilometra në veriperëndim të Tiranës.

Kjo ishte ndeshja e 11-të mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Bilanci i 10 ndeshjeve të para ka qenë katër fitore për secilin ekip dhe dy barazime, ndërkohë që bilanci i golave ka qenë 14-10 për Shqipërinë./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.