Rama: Opozitë e katandisur në një tufë qorre që bën politikë me sajesa

TIRANË, 21 mars/ATSH/ “Opozitë e katandisur në një tufë qorre që mësyn fizikisht rrugëve dhe bën politikë duke sajuar kriza për vendin e sëmundje për kundërshtarin”.

Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, në reagim të deklaratave të opozitës dhe lajmeve të publikuara në disa portale për probleme me shëndetin.

“Po boll o boll, boll se s’kam asgjë tjetër përveç larjes së jashtënxjerrjeve tuaja nēpër botë boll! Opozitë e katandisur në një tufë qorre që mësyn fizikisht rrugëve dhe bën politikë duke sajuar kriza për vendin e sëmundje për kundërshtarin! O pika që s’ju bie, kur thonë plakat”, tha Rama./m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.