Paraqiste rrezikshmëri, shembet me shpërthim oxhaku 40 m në Fushë-Arrëz

TIRANE, 21 mars/ATSH/- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka prishur sot me sukses objektin 40 metra të lartë (oxhak) në Fushë-Arrëz.

IKMT përdori 7 kilogramë eksploziv të vendosur trupin rreth 100 furnela (vrima) në trupin e objektit. Nga rrëzimi i objektit nuk pati asnjë dëm.

Ishte bashkia e Fushë-Arrëzit që i kërkoi IKMT prishjen e oxhakut, i ndërtuar para viteve ’90, pasi për shkak të amortizimit paraqiste rrezikshmëri./a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.