Opozita protestë para Kuvendit, demonstruesit hedhin tymuese dhe kapsolla ndaj policisë


TIRANË, 21 mars /ATSH – I. Vata/ – Opozita ka nisur protestën para Kuvendit, ndërkohë që seanca plenare ka vazhduar me betimin e tre deputetëve të rinj.

Demonstruesi e opozitës, disa prej të cilëve të maskuar, kanë hedhur kapsolla dhe tymuese në drejtim të policisë të vendosur para Parlamentit. Policia u ka bërë thirrje me megafon për të ruajtur qetësinë dhe për të shmangur episode të dhunës në protestë.

“Të nderuar protestues dhe organizatorë, kujdes nga personat maska që provokojnë policinë! Largoni personat me maska, pasi janë në shkelje të ligjit për tubimet. Ata do të mbajnë përgjegjësi sipas ligjit”, apeloi policia.

Ndërkaq, protestuesve u janë bashkuar edhe drejtues të Partisë Demokratike dhe partive aleate të opozitës. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.