Kursi i këmbimit, leku forcohet lehtë kundrejt euros dhe dollarit

TIRANË, 21 mars /ATSH/- Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten leku forcoi pozitat lehtë në raport me valutat kryesore euro dhe dollarin amerikan.
Sipas kursit zyrtar të Bankë së Shqipërisë, euro ka humbur sot 0,01 lekë duke u këmbyer me 125,29 lekë, ndërsa dollari amerikan u zhvlerësua m e 0,47 lekë dhe këmbehet 109.91 lekë.
Ndërsa në pozita të forta sot këmbehet franga zvicerane, jeni japonez por edhe dollari australian.
Luhatjet janë brenda pritshmërive, theksojnë aktorët e tregut, të cilët me afrimin e sezonit turistik presin forcim të mëtejshëm të pozitave të lekut në tregun valutor. 
Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari Amerikan USD 109.91 -0.47
Euro EUR 125.29 -0.01
Poundi Britanik GBP 144.28 -1.69
Franga Zvicerane CHF 110.64 +0.16
Jeni Japonez (100) JPY 99.48 +0.51
Dollari Australian AUD 78.45 +0.17
Dollari Kanadez CAD 82.57 -0.21
Korona Suedeze SEK 12.02 +0.01
Korona Norvegjeze NOK 13.04 +0.11
Korona Daneze DKK 16.78 -0.01
SDR SDR 153.22 -0.66
Ari(OZ 1) XAU 144795.98 +985.63
Argjend(OZ 1) XAG 1715.27 +28.66
Juani Kinez (onshore) CNY 16.43 -0.06
Juani Kinez (offshore) CNH 16.42 -0.06
Lira Turke TRY 20.18 +0.03

e.xh/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.