2 kandidatë të tjerë të opozitës pranojnë mandatet

TIRANË, 21 mars /ATSH – I. Vata/ – Kuvendit pritet t’i shtohen dhe dy deputetë të opozitës, një nga PD dhe një nga LSI. Ambra Borova nga lista shumemërore e Lëvizjes Socialiste për Integrim, qarku Shkodër dhe kandidati për deputet nga lista shumemërore e Partisë Demokratike, në qarkun e Elbasanit Arben Elezi dorëzuan pranë KQZ-së formularët e dekriminalizimit.

Ata plotësuan sot formularët, duke shprehur në këtë mënyrë vullnetin për të marrë mandatin e deputetit, pas dorëzimit të mandateve nga ish-deputetët e PD dhe LSI.

Hapi i radhës ngarkon KQZ-në të nisë procedurat e dhënies së mandatit për dy deputetët e opozitës, pas nënshkrimit të deklaratës së dekriminalizimit. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.