SHBA – Trump: 400 trupa amerikane do të qëndrojnë në Siri

UASHINGTON, 20 mars /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi sot se do të lërë 400 trupa në Siri pas mundjes së ISIS-it, që ai parashikoi se do të ndodhë në fund të ditës.

Duke folur jashtë Shtëpisë së Bardhë, Trump tha se 200 trupa do të qëndrojnë në veri të vendit, ku SHBA-ja ka mbështetur një aleance të drejtuar nga kurdët kundër ISIS-it dhe 200 trupa të tjera në jug pranë Izraelit.

Duke iu referuar zonave që mbahen nga ISIS-i në verilindje, Trump tha se territori shumë shpejt do të kapet nga forcat e mbështetura nga SHBA-ja. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.