Muaji i grave, infermierja 31 vite në shërbim të pacientëve të Kurbinit

TIRANË, 20 mars/ATSH/ – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në marsin e grave, ka sjellë në vëmendje Hajrie Hysenin, infermiere e Shërbimit të Urgjencës pranë spitalit bashkiak Kurbin.

Hyseni u shërben me përkushtim prej 31 vitesh pacientëve të rrethit të Kurbinit dhe nuk është shkëputur asnjëherë prej këtij komuniteti.

“Krenarë për gratë që shërbejnë në sistemin tonë shëndetësor”, thotë Ministria e Shëndetësisë.

Muaji mars njihet ndryshe si muaji i grave dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka shprehur vlerësimin për mjeket dhe infermieret që u vijnë në ndihmë pacientëve. z.tosku/ j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.