TIRANË, 20 mars /ATSH/ – Sektori i mikrofinancës në vendin tonë ka rritur financimet në sektorin e bujqësisë me 14%.
Sipas BSH-së, në fund të vitit të kaluar, totali i aktiveve të këtij sektori arriti në 9.6 miliardë lekë ose rreth 77 milionë euro. Në një vit, financimi rural nga ky institucion u rrit me rreth 14%.
Në pjesën më të madhe, asetet e këtij sektori konsistojnë në hua të dhëna për anëtarët e shoqërive mikrofinanciare. Ndërsa vitin e kaluar, rritja është mbështetur pikërisht nga zgjerimi i huadhënies, që në fund të dhjetorit arriti në vlerë totale prej 7.2 miliardë lekë. e.xh/j.p/